Besimi për lojtarët e panjohur tek Atalanta, rrëfehet Sartori: Në Zvicër askush nuk e donte Gjimshitin

Nëse Ajaksi është skuadra që u beson akadimsë dhe investon tek ta, Atalanta ka një tjetër model. Tashmë të ditur prej kohësh, në Bergamo besimi është i verbër ndaj lojtarëve që janë të panjohur ose që nuk gjejnë hapsirat e duhura në skuadrën e tyre. E të pakta janë rastet kur Atalanta synon për të hyrë në garë për talentet që spikaten edhe nga klube të tjera.

Janari ka nisur dhe skuadrat në Seria A po tentojnë afrimet e dëshiruara teksa në Bergamo tradita vazhdon. Së fundmi mbi filozofinë e përzgjedhjeve ka folur edhe drejtuesi sportiv i klubit Giovani Sartori. Në një intervisë për mediat italiane, Sartori shprehet se në të tilla kushte është afruar edhe mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti.

“Ne morëm Hateboer nga Groningen, Gosens luajti në Heracles Almelo, De Roon ishte në Heerenveen. Në Hollandë më ndaluan dhe me thanë: A e di se kë marre? Por e njejta gjeë vlen edhe për Gjimshitin: Askush nuk e donte në Zvicer. Madje edhe Kessie po ashtu. Ne e mbajtëm atë dhe e dinim se ai ishte një futbollist i shkëlqyer “- ka thënë Sartori mes të tjerash në intervistën e dhënë./Sport Ekspres/