Besim për Gjimshitin, rikthehet Etrit Berisha

Atalanta pësoi tre gola në ndeshjen me Romën, ndërkohë që edhe mund të kishte fituar, pasi arriti ta dërgonte ndeshjen në 1-3. Gjithsesi, një pikë me verdhekuqtë në transfertë nuk është keq. Ndeshja e radhës luhet në shtëpi dhe përballë klubi nga Bergamo do të ketë Kaljarin.

Berat Gjimshiti, edhe pse nuk pati një vlerësim pozitiv nga “Gazetta dello Sport”, pritet të konfirmohet titullar. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” në Itali, mbrojtësi pritet të jetë sërish titullar, ndërkohë që do të ketë ndryshime.

Një prej lëvizjeve të Gasperinit pritet të jetë në portë. Golini, titullar në dy takimet e para të kampionatit, por edhe në kupat e Europës, pritet të ulet në stol dhe vendin e tij do ta zërë Etrit Berisha, titullar i padiskutueshëm sezonin e shkuar. Atalanta-Kaljari luhet të dielën prej orës 20:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *