Besim i plotë te Spaleti, nënshkruan kontratën e re

Luçiano Spaleti ka vendosur të zgjasë aventurën me Interin. Tekniku 59-vjeçar ka rinovuar edhe për tri sezone të tjera me zikaltrit. Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen e re, me anë të një komunikate në sajtin zyrtar të Interit.

“FC Inter është i lumtur të lajmërojë zgjatjen e kontratës së Luçiano Spaletit, që do vazhdojë të drejtojë zikaltrit edhe për tri sezone të tjera.”

Spaleti arriti të rikthejë Interin në “Champions League”, mbas 6 sezonesh mungesë dhe tashmë është gati për të nisur sezonin e ri. Inter shkruan dhe në “Twitter”. “Përpara pa pushim. Luçiano Spaleti me Inter deri në vitin 2021.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *