Beshiktashi blen Medelin, Interi del me humbje

Interi largon edhe një futbollist tjetër të panevojshëm, duke shitur mesfushorin kilian Geri Medel. Në fakt, Medel te Kili është një lojtar i jashtëzakonshëm, por tek Interi nuk e ka gjetur vendin e vet, edhe pse jo thjesht për fajin e vet, pasi trajnerët tek Interi janë ndryshuar shpesh dhe nuk i kanë besuar një rol fiks në skuadër.

Tani 30-vjeçari largohet dhe firmos për Beshiktashin. Kampionët e Turqisë këtë verë kanë bërë përforcime të rëndësishme dhe janë bërë një skuadër “boksierësh”, sepse në qendër të mbrojtjes është afruar Pepe dhe tani Medel shton ndjeshëm agresivitetin. Imagjinoni një dyshe qendërmbrojtësish Pepe-Medel, sa shkelma për kundërshtarët.

Shifra e transferimit është 3 milionë euro, me Interin që e bleu 3 vite më parë për 8 milionë, ndaj ka dalë me humbje nga ky operacion.

Ndërkaq, Beshiktashi e prezantoi me këtë video afrimin e fundit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *