Besëlidhja rihap kampionatin, -2 nga Kamza

0

Një gol i shënuar nga Edison Ndreca në minutën e 25-të i ka dhënë fitoren 1-0 sot Besëlidhjes kundër Burrelit, në një ndeshje të bukur e me ritëm.

Ndryshe nga sa mendohej, apo aludohej nga Kamza, Burreli nuk ka hapur rrugë, duke luajtur një ndeshje dinjitoze, edhe pse në fund doli pa pikë.

Lezhjanët si zakonisht krijuan volum të madh loje dhe raste për shënim, por problemi madhor mbetet shënimi i golit dhe u desh goli i parë sezonal i Ndrecës që të zgjidhej gjithçka, pasi sulmuesit e tjerë lezhjanë gabuan shumë, me Kamaranë që goditi edhe traversën nga një pozicion i shkëlqyer brenda zone.

Fitorja afron Besëlidhjen me Kamzën, sepse tashmë distanca mes tyre është vetëm 2 pikë dhe duket se gjithçka do të vendoset nga përballjet direkte.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image