Besëlidhja, pas Krepit mendon për merkaton

0

Bernard GJIKOLAJ

Duke ju referuar lëvizjeve të fundit brenda Besëlidhjes, duket se gjërat po shkojnë pozitivisht, duke bërë që skuadra lezhjane t’i rikthehet normalitetit, pas gati 2 muajsh pushimi absolute. Me arritjen e akordit mes teknikut shkodran Kreshnik Krepi dhe presidentit Gjok Noka, ka nisur zyrtarisht edhe merkato verore, ku në qendër të vëmendjes, janë futbollistë shkodranë.

Duke ju referuar zhvillimeve të fundit brenda shumë klubeve të Kategorisë së Parë, bëhet fjalë për grupin A ku bën pjesë edhe Besëlidhja, për sezonin e ri tre skuadra do të jenë në luftë të përhershme për kreun e grupit, pasi vetëm njëra ngjitet, konkretisht Besëlidhja, Kastrioti dhe Mamurrasi. Javën e ardhshme, në Lezhë pritet që të ketë një dyndje lojtarësh, ndoshta edhe nga kryeqyteti, ndërsa është vetë presidenti Gjok Noka, i cili duket më i vendosur se kurrë për të nddërtuar një skuadër cilësorë dhe që të mos e diskutojë rikthimin në elitë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.