Besëlidhja ia del në fund, Dinamo i merr pikë Tomorit

0

Një gol i shënuar nga Seku Kamara në minutën e 88-të, i gjashti sezonal për sulmuesin e talentuar nga Guinea, i ka dhënë fitoren 2-1 sot Besëlidhjes ndaj Burrelit.

Një fitore shumë e vuajtur ajo e skuadrës lezhjane, që ka mahnitur në kupë, por çuditërisht vuan shumë në kampionat, duke pësuar gol sërish në fushën e vet.

E nisën mirë lezhjanët, që shënuan që në minutën e nëntë me Seminën, por Burreli me qetësi ekuilibroi lojën dhe barazoi me mbrojtësin Husein në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Besëlidhja e shtoi presionin dhe fundi i takimit ishte dramatik, sepse sidomos Kamara humbi raste të shkëlqyera, derisa shënoi pas një pasimi nga Karakaçi, me Burrelin që në 10 minutat e fundit nuk doli më nga zona e vet.

Ndërkaq, në Kuçovë Dinamo arriti t’i rrëmbente një barazim 1-1 Tomorit. Beratasit shënuan me Çaçon nga pika e bardhë në pjesën e parë, por Dinamo shënoi me Sallakun 4 minuta para mbylljes, duke marrë një pikë të çmuar, edhe pse tashmë zona play-out është e sigurt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image