Besa vjen me mesazh të fortë, ditë ndryshe për verdhezinjtë

0

Futbolli është sporti më popullor në botë, por mesazhi që duhet të përçojë pak e nga pak po zbehet. Sporti duhet të shihet si argëtim dhe synimi duhet të jetë të që bashkojë njerëz, të kthehet në festë, pavarësisht dëshirës që skuadra e zemrës të fitojë.

Edhe në vendin tonë ky mesazh sa vjen e humbet, por veprimet e vogla, kur bëhen me dashuri të madhe ndonjëherë e zgjojnë këtë ndjenjë që duhet ta kenë më shpesh si aktorët e futbollit ashtu dhe vetë tifozët. Besa e Kavajas sot ka qenë në një nga qendrat sociale të fëmijëve autik, ku ka ndarë me ta disa orë.

Nuk kanë munguar as dhuratat nga skuadra kavajase, e cila përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar se futbolli në vetvete e ka si synim që të bashkojë njerëz. Një veprim i madh nga skuadra e Besës, që duhet përgëzuar për iniciativën.

 

“Futbolli Na Bashkon. Një ditë ndryshe e ekipit Besa dhe futbollistëve të cilët u takuan me fëmijët e qendrës sociale të fëmijëve autikë në Kavajë. Shkëmbime dhuratash, lojëra midis lojtarëve dhe fëmijëve zunë pjesën më të madhe të mëngjesit të sotëm. Të gjithë jemi të barabartë dhe futbolli na bashkon. Buzëqeshjet e fëmijëve janë fitoret më të rëndësishme te komunitetit tonë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.