Besa rimerr kreun me vuajtje, Veleçiku mposht Burrelin

Janë mbyllur dhe dy ndeshjet e fundit të javës së tetë në Kategorinë e Parë. Në të dyja grupet është zhvilluar nga një takim, që ka mbyllur në këtë ëmnyrë dhe llogaritë e kësaj jave.

Në grupin A, Veleçiku ka mundur Burrelin me rezultatin 1-0. Ishte goli i Plishtit në pjesën e dytë që bëri diferencën në këtë sfidë. Në këtë mënyrë është skuadra nga Kopliku shkon në vendin e 5 me 12 pikë, ndërsa Burreli mbete në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.

Në grupin tjetër Besa ka marrë një fitore jo pak të vuajtur ndaj Lushnjes, pasi ka pritur deri në minutën e 87-të për të gjetur golin e avantazhit. Tedi Cara ka realizuar golin me vlerën e tre pikëve, duke i rikthyer kavajasit në vendin e parë në grupin B me 17 pikë. Në krahun tjetër del duarbosh Lushnja, e cila e sheh veten në kuotën e 8 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *