Besa pazar në Peru, por afrimi i fundit është një mister

Besa këtë verë ka nisur një revolucion total në skuadër, duke nisur nga afrimi i trajnerit Gentian Begeja e duke vazhduar me afrimin e disa lojtarëve mjaft cilësorë, si ata që u zyrtarizuan para pak ditësh, mesfushori Donald Mëllugja e sulmuesi i spikatur Albi Çekiçi.

Ndërkaq, do të qëndrojnë vetëm lojtarët që do të bindin trajnerin Begeja, i cili ka marrë mbështetjen e plotë nga presidenti Nexhat Bizhdili dhe kryebashkiaku Isa Sakja.

Të shtunën Besa mundi Lushnjën 1-0 në miqësoren e parë sezonale, ndërsa sot është zyrtarizuar afrimi i radhës.

Një befasi e vërtetë, sepse Besa ka prezantuar një djalë të ri nga Peruja, Karlos Rejes Lozano, i cili ka firmosur për 5 vite në Kavajë.

Nuk ekziston asnjë e dhënë për këtë futbollist, i cili me sa duket hapat e parë si profesionist në Europë do t’i hedhë në Shqipëri, por fakti që Besa firmos menjëherë me të tregon se drejtuesit kanë garanci se bëhet fjalë për lojtar cilësor, edhe pse tingëllon e çuditshme të dëgjosh që klubet e Kategorisë së Parë afrojnë lojtarë krejt e panjohur e pa CV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *