Besa nis merkaton, i merr Tomorit një korçar

0

Besa është një klub që i kushton vëmendje të rinjve dhe merkaton e ka nisur me afrimin e një 19-vjeçari. Ditën e sotme ka nënshkruar Klevis Shaqe, një lojtar i dalë nga ekipet e moshave të Skënderbeut.

Klubi kavajas bën me dije se Shaqe do të jetë pjesë e Besës për katër sezone. I riu sezonin e parë si profesionist e ka regjistruar te skuadra e Tomorit. Lojtari i krahut të majtë është aktivizuar në 19 ndeshje me beratasit.

Tanimë ai është gati të nisë një aventurë të re me Besën. Kavajasit në vazhdim pritet të bëjnë edhe afrime të tjera. Si zakonisht do të vëzhgohet me kujdes edhe tregu në Kosovë, ku verdhezinjtë kanë gjetur shpesh elementë cilësorë.

? Klevis Shaqe verdhezi. ? 19 vjecari nga Korca ka firmosur kontraten me klubin tonë për 4 vitet ardhshme. #forcaBesa

Gepostet von Besa Kavajë am Dienstag, 11. Juni 2019

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.