Besa në buzë të humnerës, por 17-vjeçarët çojnë kupën në Kavajë

0

Nëse Besa e të rriturve qan, sepse është e fundit në Kategorinë e Parë, si kurrë në historinë e vet, duke rrezikuar zbritjen në Kategorinë e Dytë, është Besa U-17 ajo që gëzon një qytet të tërë.

Sot skuadra e paratërinjve të Besës ka fituar finalen e Kupës së Shqipërisë, luajtur në Kamzë, duke mposhtur 2-1 Internacionalin.

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar, me Meçën që shënoi që në minutën e gjashtë për Besën, por Internacionali barazoi me Muratin në minutën e 29-të.

Golin vendimtar e shënoi një ndër talentet më të mëdhenj në Kavajë, Geri Selita, në minutën e 59-të, duke çuar trofeun në Kavajë, mes festës së qindra të pranishmëve në Kamzë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.