Besa ndodhet buzë greminës, rreziku i rënies më pranë se kurrë!

0

Fatmir Efica

Pak rëndësi ka tani efekti “pro” dhe “kundër” ndryshimeve të mëdha që u bënë në ekipin kavajas gjatë muajit të parë të vitit 2018. U larguan 11 lojtarë të zëvendësuar me 11 të tjerë. Ndryshimet nuk po duken gjëkundi si mes asaj situate aspak të mirë që pati skuadra që pas javës së 6-të deri në të 12-tën ku në 7 ndeshje humbi 6 e barazoi 1.

Edhe starti i gjysmës së dytë të kampionatit me 2 humbje njëra në Shijak 0-2 e tjetra në Kavajë 0-1 me Burrelin që mban vendin e fundit në renditje, kanë përkeqësuar së tepërmi pozitat. Kërkohen momentalisht rezultate konkrete pasi mungojnë shumë pikë, të lëna si brenda ashtu edhe jashtë që, e kanë ndërlikuar së tepërmi situatën në renditje nga diferenca shumë e ngushtë në pikë me skuadrat e tjera që Besa ka nën vete.

Nga dëshira për të zënë një vend në pesëshen e parë, drejtimi që ka marrë “kahu” i objektivit të Besës mbetet tashmë, pavarësisht se në mënyrë të pavullnetshme, lufta për mbijetesë. Ka sigurisht edhe katër javë deri në mbyllje të fazës së dytë pas së cilës do të mësohet dhe rreshtimi i ri që do të ketë skuadra kavajase për fazën e tretë, por nga sa u pa dhe ndaj Burrelit vështirë se pikët maksimale do të sigurohen të plota.

KTHESA – Nga analiza e sotme që do të bëhet pak para se të nisë stërvitja e parë e javës së re anti-Egnatia, Besa e ka të qartë se prej saj pritet në mënyrë direkte kthesa. Në derbin e kësaj javë në Rrogozhinë do të luhet “gjithçka për gjithçka”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.