Besa, me “përforcime” drejt finales me Bylisin

0

Besa do të kërkojë të rimarrë kreun e renditjes në grupin B dhe për këtë duhet të mundë skuadrën e Bylisit. Klubi verdhezi ka menduar që t’i mundësojë ekipit mbështetje edhe nga tifozët. Për këtë ka transport falas për mbështetësit e zjarrtë kavajas.

“Njoftim. Për të gjithë tifozët kavajas, nesër (sot) në orën 10:30 në qendër të qytetit nisen autobusët falas drejt Ballshit. Të gjithë së bashku për të mbështetur Besën! Forca Besa”, shkruhet në njoftimin e klubit verdhezi.

Bylisi-Besa luhet sot prej orës 13:30 në stadiumin “Adush Muçaj” dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Ballshiotët kanë grumbulluar deri më tani 26 pikë, dy më shumë se kavajasit e vendit të dytë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.