Bernardeski-Higuain, Juve fiton në “ferrin” fiorentin!

Bernardeski dhe Higuain… Fantazi dhe pushtet. Mjafton kaq për të mos e kthyer në Vaterlo qytetin e Firences, ashtu si i biri i Simeones kishte paralajmëruar përpara takimit. Pikërisht në zemrën e tifozerisë që urren ngjyrat bardhezi dhe që ka vërshëllyer nga fillimi në fund, skuadra e Alegrit merr 3 pikë tepër të rëndësishme duke kapërcyer momentalisht Napolin, që do të luajë sot ndeshjen e saj ndaj Lacios.

Një sfidë e cila ka qenë disi e ekuilibruar ajo në “Franchi”, por që gjithçka u prish në pjesën e dytë, kur një goditje dënimi kthehet në një mundësi për Bernardeskin, ish-idhullin e Firences, që ta dërgojë topin në rrjetë, sigurisht me ndihmën e Sportielos, aspak i vëmendshëm. Vjollcët tentojnë të kundërpërgjigjen, por nuk munden dot, sidomos duke gjetur një Bufon gati të presë gjithçka, deri kur kundërsulmi i minutës së 86-të kthehet në një rast për Kielinin që të japë pasimin e artë për El Pipitën, që bën detyrën e tij. Një sukses ky që vulos se “Zonja” nuk do të tolerojë asgjë.

Polemikat – Por, pjesa e parë pati jo pak tension. Trajneri i Fiorentinës e ka nisur me një suprizë duke rreshtuar që nga minuta e parë Dias. Ndërkohë që Alegri ka konfirmuar ish-in Bernardeski titullar. Fiorentina e ka nisur mjaft mirë takimin duke bërë presing në të gjithë fushë dhe mbajtur Juventusin larg zonës së vet. Pioli ka arritur të neutralizojë mjaft mirë Pjaniçin dhe kjo i ka hequr rrezikshmëri lojës sulmuese të Juventusit. Përtej anës taktike, ndeshje ka pasur dhe emocione. Pa dyshim që episodi më i diskutuar në këtë pjesë ka qenë ai i minutës së 18-të, kur pas një krosi të Benasit, Kielini e pret topin me dorë dhe për Marko Guidën është një penallti.

Kështu e konfirmon paraprakisht dhe “VAR”. Por pas 3-4 minutash diskutime, “VAR” anulon penalltinë teksa Veretur po bëhej gati ta ekzekutonte. Në stadium krijohet kaos. Arsyeja e anulimit? Në nisjen e aksionit Benasi ishte në pozicion jashtë loje! Anulimi i penalltisë e nxeh dhe më shumë sfidën që e tillë ishte dhe para nisjes. Në pak minuta tre lojtarë ndëshkohen me karton të verdhë. Në minutën e 38-të Fiorentina ka një tjetër rast të artë për të kaluar përpara por gjuajtja e Gil Dias përplaset në shtyllë me Bufonin të pamundur për ta arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online