Berluskoni: Tifozët të acaruar, sepse i shita Milanin një personi të paaftë!

0

E mori Milanin në një moment të vështirë dhe e dërgoi në majën e botës. Emra të mëdhenj, ekipe fantastike, futboll spektakolar dhe suksese pafund. Flasim për Silvio Berluskonin, ish-presidentin e famshëm të kuqezinjve dhe presidentin aktual të Monzës.

82-vjeçari i është rikthyer dhe njëherë shitjes së klubit të Milanit në vitin 2017 te kinezi Yonghong Li. Milani ka pronarë të ri tashmë, por “kavalieri” ka folur për shitjen e kuqezinjve dhe trishtimin e tifozëve. Ai krenohet për faktin që është presidenti më fitues i botës së futbollit dhe shpreson të qëndrojë i tillë sa më shumë të jetë e mundur.

Janë dy milionë e gjysmë tifozë të Milanit, të cilët janë të acaruar me mua, sepse i shita Milanin një personi, i cili u tregua më pak i aftë seç mendohej. Pas 30 vitesh si president nuk mund të vazhdoja më, por mbetem dhe besoj se do të qëndroj gjithmonë, presidenti që ka fituar më shumë se të gjithë në botën e futbollit“, përfundon Silvio Berluskoni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.