Berluskoni sulmon Milanin “kinez”: Merkato absurde, Montela nuk vlen

Silvio Berluskoni shton presionin mbi Milanin. Ish-presidenti kuqezi, duke folur për Corriere dello Sport, ka qenë mjaft kritik për merkaton e klubit, ndryshimet verore, trajnerin Montela dhe lojën e ekipit.

“Milani mbetet pjesë e zemrës sime, më dhemb kur e shoh të ecë keq dhe në këtë moment skuadra po paraqitet dobët. Nuk e kam kuptuar merkaton e klubit, nuk mund të ndryshohen 11 lojtarë.  Shpenzim kolosal, por nuk u afrua asnjë superlojtar. Nuk e doja fare Montelën, doja Brokin, por e ndërruan trajnerin kur unë isha i sëmurë rëndë në spital. Tani shoh lojtarët më teknikë në skuadër, Suso e Bonaventura, të luajnë shumë pak, ndërkohë që tentohet skema e zakonshme, kros nga krahët për qendrën dhe asgjë tjetër.

“Bonuçi kapiten? I është dhënë shiriti kapitenit një lojtari që ka qenë për vite të tëra flamur i Juventusit. Ndërkohë, ne kemi Montolivon, shiriti i duhej dhënë atij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *