Berluskoni pa mëshirë: Ky Milan të bën me dhimbje stomaku

Silvio Berluskoni e shiti Milanin përfundimisht verën që shkoi, por herë pas here jep mendimin e ve për ecurinë e klubit që e ngjiti në majën e botës nga fundi i viteve ’90 deri para një dekade.

Bëj gjithmonë tifozllëk për Milanin, por kur e shoh të luajë me një skemë krejt të gabuar, më kapin dhimbjet e stomakut”, deklaron ish-bosi kuqezi, i cili ka folur për Radio Capital dhe sërish jep mendimin si trajner, duke kritikuar tashmë edhe Xhenaro Gatuzon.

Në Itali ka ende shumë pikëpyetje mbi mënyrën si u shit klubi kuqezi, por Berluskoni shpjegon: “Është një futboll me ‘dollarë nafte’, nuk ishte e mundur të qëndronim në nivele të larta. Shpenzimet për klubin ishin bërë të papërballueshme, ndaj bëra një zgjedhje të dhimbshme, por të nevojshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *