Berluskoni “pa frena”: Brenda tre vitesh luajmë në Serinë A!

Pak kohë më parë Silvio Berluskoni zyrtarizoi blerjen 100% të klubit të Monzës. Klubi italian militon në Serinë C dhe synimi kryesor i tyre është ngjitja e menjëhershme. Berluskoni duket se e ka marrë shumë seriozisht rikthimin e tij si president i një klubi dhe në daljet e tij në media është shprehur se objektivi i Monzës është ngjitja në Serinë A.

Ditën e sotme Monza kishte një ndeshje kundër Triestinës, që përfundoi në barazim 1-1. Përpara fillimit të ndeshjes presidenti Berluskoni foli në lidhje me klubin e tij. 82-vjeçari u shpreh mjaft i qartë në objektivat e klubit të tij, teksa tha se Monza do të luajë në Serinë A.

“Objektivi është padyshim ngjitja në Serinë A. Ne duam të jemi një skuadër model, me lojtarë të rinj dhe italian. Duam që të jemi një klub për t’u marrë shembull. Një derbi me Milanin brenda tre vitesh nuk do të ishte një ëndërr sepse është diçka që mund të ndodhi”, përfundoi Silvio Berluskoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *