Berluskoni jep “ok” për Sikeirën

0

Milani është pranë goditjes së radhës po nga Atletiko Madridi, ku mori Çerçin që në hapje të merkatos së dimrit. Bëhet fjalë për tashmë emrin e njohur Guilherme Sikeira, i cili në një farë mënyrë është ndjekur edhe në të shkuarën dhe “colchoneros” e blenë jo pak por 10 mln euro nga Granada. E megjithatë, duhet thënë se Simeone e të tijtë s’do të bëjnë skonto. Fakti është që në “sumitin” e djeshëm në Milanelo, Berluskoni ka dhënë “ok” për të blerë futbollistin, por me një buxhet të limituar, që mund të jetë diku tek 8 mln eurot. E megjithatë, shifra e spanjollëve është 10 mln euro, por që do të amortizohet sigurisht. Galiani, ndërkaq, vazhdoj të fshishet me një “Nëse do të na jepet mundësi, do të blejmë një mbrojtës krahu…”. Paskual bie përfundimisht si ide, për shkak të moshës së tij. Ndërkaq, mbetet Dagllas i Atletiko Mineiros, por që është më e zbehtë se Sikeira.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.