Berluskoni: E dhimbshme të largohem, do mbetem tifozi më i madh

0

“Largohem sot, pas më shumë se 30 vitesh, duke lënë drejtimin dhe pronësinë e Milanit. E bëj me dhimbje dhe mallëngjim, por me vetëdijen se futbolli modern, për të garuar në nivelet më të larta evropiane e botërore, ka nevojë për investime dhe burime që në familje e vetme nuk është më e aftë t’i përballojë. Kurrë nuk do mundem t’i harroj emocionet që Milani ka ditur të na dhurojë”. Kështu nis komunikata e gjatë për mediat që Silvio Berluskoni ka publikuar, pas zyrtarizimit të shitjes së Milanit.

“Do të mbetem gjithnjë tifozi i parë i Milanit, skuadra që babai im më mësoi ta dua që kur isha fëmijë, ëndrra që kemi realizuar së bashku. Drejtuesve të rinj u dërgoj urimet më të përzemërta që të realizojnë arritje më të mëdha se ato që kemi pasur ne”.

“Nuk do të mundem kurrë të harroj enocionet që Milani ka ditur të më dhurojë, nuk do t’i harroj kurrë personat falë të cilëve kam pasur privilegjin të drejtoj këtë klub kaq fitimtar. Para së gjithash, natyrisht, trajnerët dhe kampionët që kanë mundësuar këto arritje që do të mbeten në historinë e futbollit.

” Një përqafim për gjithë ata, nga drejtuesit e deri te pastruesit, pasi kanë kontribuuar për ta bërë Milanin një klub model në botë. Nuk mund të harroj Adriano Galianin, i cili ka qenë ndërtuesi dhe motori i këtij Milani. Mbi të gjitha, falënderimi më i madh nga zemra u shkon tifozëve, miliona të apasionuarve që kanë mbushur stadiumet e gjithë botës për të thirrur Forca Milan, apo atyre që na kanë dhën entuziazëm edhe pa qenë fizikisht të pranishëm. Pa ta, Milani ynë fituese nuk do të ekzistonte. Me ta kemi fituar gjithçka të mundshme, i kam në sy e zemër mijëra momentet ku tifozët na kanë dhuruar dashuri e na kanë mallëngjyer”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image