Berluskoni “befason” të gjithë: Po nuk paguan, do ta mbaj vetë Milanin

0

Herët a vonë diçka do të ndodhë, le ta marrim me filozofi situatën që po përjeton Milani.

Kinezët nuk kanë para për ta blerë? Më mirë mos ta blejnë fare, atëherë, sepse kur nuk paskan fonde që tani, imagjinoi vetë kur t’u duhet të blejnë ndonjë yll.

Ndërkaq, Silvio Berluskoni po e humbet durimin dhe është i shqetësuar, edhe pse nga kompania kineze që synon të blejë Milanin nuk ka ardhur ende kërkesa për shtyrje të afatit të blerjes.

Deri të premten pritet të merret një vendim a do të ketë shtyrje, por ndërkohë miqtë e Berluskonit tregojnë se bosi kuqezi tashmë është gjithnjë e më i prerë. “Paratë sa më shpejt, ndryshe Milani mbetet me pronarin aktual dhe kinezët humbasin 200 milionët që kanë derdhur si paradhënie”, është pak a shumë ultimatumi i Berluskonit, i cili ndoshta po tundohet nga ideja që ta prishë marrëveshjen.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here