Berisha zyrtarisht i SPAL, formula është e “çuditshme”

0

Etrit Berisha zyrtarisht është larguar nga Atalanta dhe është prezantuar te klubi i ri. Portieri i kombëtares shqiptare do të mbetet në Serie A, pasi ka nënshkruar me skuadrën e SPAL. Klubi italian ishte serioz dhe arriti të bindte klubin nga Bergamo.

Berisha ka kaluar te SPAL në formë huazimi me detyrim blerje, por nëse plotësohen disa kushte të rëndësishme. Kaq zbulon klubi italian në komunikatën e zyrtarizimit të tij.

Berisha në të shkuarën është aktivizuar te Kalmar në Suedi, për t’u transferuar më pas te Lacio në Serie A. Portieri ka spikatur me paraqitjet e tij shpesh herë. Vjet tek Atalanta dha kontributin e tij për të kapur zonën Champions, por në Bergamo menduan t’i besojnë të riut Golini.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.