Berisha titullar në përmbysjen e Atalantës, Basha e Mavraj zero minuta

Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit triumfoi në transfertë 1-2 ndaj Bolonjës së Filipo Inzagit, duke marrë një sukses mjaft të rëndësishëm. Portieri ynë i kombëtares luajti si titullar dhe gjithashtu bëri një pritje vendimtare në minutën e 81-të, duke mbajtur të tijtë në avantazh.

Kjo ishte sfida e dytë radhazi që portieri ynë ruan portën e bergamaskëve si titullar. Ndërkohë, nga ana tjetër Berat Gjimshiti e pa ndeshjen nga stoli, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë sfidë. Fitorja e tretë radhazi kjo për Atalantën, që tashmë është në vendin e 10-të në kuotën e 15 pikëve.

Në Greqi, konkretisht në Selanik, atje ku luajnë Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha nuk ka pasur lajme të mira. Të dy futbollistët tanë nuk janë aktivizuar dhe kanë qëndruar në stol për 90 minuta. Kjo ndoshta dhe për shkak të paraqitjes së tyre në ndeshjen e fundit ndaj AEK-ut. Për sa i përket ndeshjes Arisi pësoi një disfatë 0-1 ndaj Olimpiakos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *