Berisha rekord, por titulli i shkon Sidnit

0

Besart Berisha bën mrekullinë e radhës, por këtë radhë nuk mjaftoi.

Sulmuesi shqiptar shënoi sot në finalen Sidni-Melburn Viktori, duke i dhënë Melburnit avantazhin në pjesën e parë, por Sidni, triumfues i sezonit të rregullt, barazoi në pjesën e dytë. Më pas, asnjë gol as në shtesa, ndërsa nga pika e bardhë triumfoi 4-2 Sidni.

Në 3 finale Berisha kishte shënuar dhe ngritur trofeun, sot shënoi sërish, por fati ishte kundër.

Gjithsesi, shqiptari ka thelluar rekordet e tij dhe mbetet sulmuesi më i mirë në historinë e futbollit australian.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here