Berisha personazh mitologjik, çon Melburnin në finale

0

Besart Berisha është vërtet një fenomen i rrallë, për t’u studiuar, pasi është e vështirë të gjesh lojtarë kaq të zotë dhe fitimtarë me çdo klub ku luan, duke qenë vendimtar në çdo sezon. Po, Ibrahimoviç është i tillë, por sa të tjerë kanë ndryshuar 3-4 klube e kanë fituar kudo, duke shënuar pa fund?

Sot Melburn Viktori fitoi 1-0 gjysmëfinalen e kampionatit kundër Brisbën Ror dhe si zakonisht, Berisha shënoi golin e kualifikimit në finalen e madhe.

Në një ndeshje shumë të luftuar, Berisha e ndëshkoi ish-klubin e tij, ku natyrisht ka fituar titullin, me një gol 20 minuta para fundit, duke thyer portierin mik, që ishte fenomenal në këtë takim.

Tani e ka radhën finalja ndaj Sidnit favorit: Nëse Melburni ia del mbanë, Berisha duhet të kandidojë për kryebashkiak në Melburn.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here