Berisha: Nuk po tregohemi seriozë

 

Berisha: Nuk po tregohemi seriozë

Kapiteni i Shqipërisë në ndeshjen kundër Kosovës, Etrit Berisha, është treguar mjaft kritik me sjelljen e skuadrës kuqezi, duke e pranuar se mungonte mobilizimi dhe serioziteti.

“E filluam ndeshjen shumë dobët dhe i lamë Kosovës shumë hapësira, të organizohet dhe të ketë kundërsulme. Gabuam disa herë dhe me kundërsulm edhe shënuan. Nuk më pëlqeu qasja e ekipit, sesi u kundërpërgjigj. Dy lojtarët e krahut ishin jashtë lojës gjatë gjithë kohës dhe e kemi të vështirë që të kontrollonim mesin e fushës. Aty u bë dhe diferenca.

“Jemi në fazë tranzicioni, por nuk kemi shumë kohë që të hyjmë në lojë. Mendoj se prapë se prapë kur kemi mungesa shihet kjo gjë, siç u pa sot. Mendoj se duhet të qasemi më seriozisht, edhe pse është miqësor. Kur pëson një gol e dy gola, e humbet dhe lojën. E merr dhe në të ardhmen këtë gjë, ndaj duhet të jemi më të vetëdijshëm që të luftojmë më shumë.

“Është faji i të gjithëve ne që nuk u paraqitëm mirë. Kemi disa lojtarë të rinj që duhet u japim kohë për t’u përshtatur. Sot morëm një mësim që duhet ta marrim me vete dhe të jemi më të vëmendshëm e shumë më të fokusuar, që së paku të luftojmë deri në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *