Berisha lë pas Bufonin

0

Etrit Berisha është një ndër futbollistët shqiptarë më në formë në qarkullim këtë sezon dhe tashmë është vlerësuar edhe nga Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, CIES, që paraqet të dhëna ekskluzive dhe analiza për futbvollistët, bazuar te paraqitjet etyre, vlera në treg, vlerësimi javë pas jave, mosha e kritere të tjera.

CIES ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit për 5 ligat kryesore në Europë, me Manuel Nojer që është shpallur portieri i vitit, ndërsa në formacion janë përfshirë Aleks Sandro (Juventus), Humels (Bajern), Havi Martinez (Bajern), Bruno Peres (Roma), Tiago Alkantara (Bajern), Pogba (Mançester Junajtid), Nabi Keita (Lajpcig), Mertens (Napoli), Mesi (Barcelona) e Ronaldo (Real Madrid).

Në listat e veçanta për çdo rol, Etrit Berisha rezulton të jetë mes 10 portierëve më të mirë të këtij sezoni, duke lënë pas një “përbindësh” si Xhanluixhi Bufon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.