Berisha kërkon të thyejë “mallkimin” me Milanin!

0
Serie A TIM 2016-17 giornata 34 atalanta - juventus

 

Portieri prishtinas, kurrë më parë në karrierë s’ka mundur kuqezinjtë. Fazën e parë e ndoqi nga tv. “I druhem Susos, Milani mbetet Milan. Duam Europën. E ardhmja? Me Atalantë ndihem mirë, por…”

Anton Cicani

E kujt do t’ia merrte mendja se zgjedhja e tij për të shkuar të Atalanta, në ditën e fundit të merkatos verore, do të rezultonte idealja? Ndoshta as atij, Etrit Berishës, i cili po përjeton padiskutim një moment të artë, i ndihmuar edhe nga një ambient i qetë dhe pa presione, përveç kurës së trajnerit Gasperini, një magjistar në të ashtuquajturat skuadrat “provinca”. Të shtunën, bergamaskët do të thërriten në ndoshta përballjen vendimtare të sezonit, ndaj Milanit, që ndodhet gjashtë pikë poshtë. Një sukses do të hipotekonte Europa League në mënyrë direkte, barazimi do të linte gjithçka në vend, ndërsa një humbje mund të lëkundte gjithçka. “Eshtë ndeshja më e pritur, më e vështira. Vendi i katërt tashmë s’kapet më, por objektivi është i pesti. Duhet dhe dëshirojmë ta arrijmë. Por, e dimë që të shtunën do të jetë e vështirë. Cilit ia kam më shumë frikën? Milani është Milan, të mos e harrojmë. Por, nëse them një emër, i pari që më vjen ndër mend është Suso. Pastaj është Baka. Megjithatë, luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë avantazh. Donaruma? Portier i shkëlqyer, që po bën gjëra të mëdha te Milani, edhe pse në moshë mjaft të re”.

Serie A TIM 2016-17 giornata 34
atalanta – juventus

Asnjë fitore – Kjo do të jetë hera e parë që Etrit Berisha përballet ndaj Milanit në këtë sezon me fanellën e Atalantës. Në sfidën e fazës së parë, mbyllur 0-0 në mjergullën e “San Siros”-s, Berisha mungoi si pasojë dëmtimi dhe në vend të tij u aktivizua Sportielo. Portieri i kombëtares së Shqipërisë, megjithatë, në të shkuarën, kur ka veshur fanellën e Lacios, ka dy precedentë kundër kuqezinjve (1 humbje dhe një barazim). Përballja e parë ndaj “Djallit” për prishtinasin ka qenë më 23 mars 2014, pra tre vjet më parë, në “Olimpico” të Romës. Ndeshja u mbyll 1-1, pas autogolit të Konko në të 43’ dhe barazimit të Gonzalezit në të 61’. Më pas, po atë vit, në gusht, do të vinte humbja 3-1 në “San Siro”, në startin e kampionatit të Serisë A për edicionin 2014-2015. Honda, Muntari dhe Menez shënuesit për kuqezinjtë, ndërsa për bardhekaltërit goli ishte një dhuratë e brazilianit Aleks. Ishte koha kur Lorik Cana ende aktivizohej me Lacion.

Serie A TIM 2016-17 giornata 34
atalanta – juventus

11 pa pësuar – Këtë sezon, në 25 ndeshje kur ka mbrojtur portën atalantine, Etrit Berisha e ka mbajtur portën të paprekur në 10 raste, pra në total 900 minuta, ndërsa golat e pësuar në total janë 23 gola të pësuar. Sigurisht, nga këto 23, shtatë u pësuan në “San Siro” ndaj Interit (humbja më e thellë e dekadave të fundit nga bergamaskët). Po të mos ishte për ato, golat e pësuar do të ishin 16 në 25 ndeshje, që praktikisht janë pak më shumë se 1 gol në dy ndeshje. Sakaq, dy herë ka qëndruar në stol për zgjedhje teknike, ndërsa pesë ndeshje (pra më shumë se një muaj) mungoi shkak dëmtimi në gju.

E ardhmja – Duke u ndalur te e ardhmja, Etrit Berisha është shprehur i kënaqur në Bergamo, edhe pse “do të duhet të flas me Lacion, që zotëron ende kartonin tim, pasi jam në huazim për një sezon te Atalanta. Megjithatë, këtu jam ndjerë shumë mirë”. Fakti është që Berisha i ka bërë me dije Tares se s’dëshiron të kthehet dhe tashmë mbetet të arrihet një akord.

Sezoni më i mirë në karrierë

Ky është sezoni më i mirë në karrierë për Etrit Berishën, duke i qëndruar numrave. Portieri i Atalantës, që të shtunën do të përballet ndaj Milanit. Duke i hedhur një sy sezoneve të tij, që kur ka veshur fanellën e Kalmarit në Suedi, kurrë më parë portieri nga Prishtina nuk kishte shkuar në 11 ndeshje pa pësuar gol dhe ky rekord personal mund të rritet pasi kanë mbetur edhe tre javë të tjera deri në fund. Ndërkohë, Te Kalmari, në vitin 2010, arriti ta çonte ecurinë pozitive në 10 ndeshje pa pësuar. Te Lacio, në sezonin e tij të parë do ta mbyllte me 25 ndeshje në kampionat dhe 7 të tilla pa pësuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here