Berisha: Kam kërkuar gjithnjë Kosovën

0

Besart Berisha më në fund, pasi disa muajsh pritjeje, është bashkuar me përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi i famshëm, i cili është shënuesi më i mirë në historinë e futbollit australian, ka thënë fjalët e para pas zbarkimit në Prishtinë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam kërkuar gjithmonë të luajë me Kosovën dhe më në fund po më plotësohet dëshira”, deklaron Berisha, i cili është pritur si hero dhe shpresohet të zgjidhë problemet sulmuese të Kosovës.

“Kosova ka probleme me gola? Unë do të jap maksimumin. Si sulmues kam dëshirë gjithmonë të shënoj gola. Por, më e rëndësishme është për mua që të njihem sa më parë me lojtarët dhe të integrohem sa më parë në grup. Të shohim se si duam të luajmë”

Në lidhje me kampionatin australian: “Australia është një ligë e fortë. Kam arritur një sukses të madh atje dhe jam shumë i lumtur” – tha Berisha, i cili është pyetur edhe për faktin se do të luhet në Shqipëri, pasi Kosova nuk ka stadium të parametrave europianë: ““Shpresoj që ta kemi së shpejti një stadium që të luajmë në Kosovë. Nuk më takon mua të flas”.

Para se të zgjidhte Kosovën, Berisha zbulon ka biseduar edhe me trajnerin e Shqipërisë, Xhani De Biazin. “Kam pasur bisedë me De Biazin para se të vij në Kosovë. Kam respekt për De Biazin, por Kosova ka pasur nevojë për mua dhe kam ardhur ta ndihmoj”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image