Berisha: Jam i gatshëm në çdo moment për kombëtaren

0
Lojtaret e Skenderbeut, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Crusaders i Irlandes se Veriut, 4-1, e vlefshme per turin e pare paraeleminator te kupes UEFA Champions League, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korcce./r/n/r/nPlayers of Skenderbeu celebrate a goal during the UEFA Champions League second qualifying round, first leg, soccer match between Skenderbeu and Crusaders in Korca.

Ylli i kampionëve lëshon një apel publik për trajnerin kuqezi, De Biazi

 

Bernard Berisha mesfushori kosovar i Skënderbeut, bëri një tjetër paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit ndaj Milsamit, ndërkohë që duhet thënë se loja e tij mirë absolutisht që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Të mërkurën e ardhshme në “Elbasan Arena” Berisha, por edhe Latifi e ndonjë tjetër të Skënderbeut do të jenë në qendër të vëmendjes, pasi në tribunën qendrore do të jetë trajneri i kuqezinjve tanë De Biazi, posaçërisht për të parë formën e këtyre lojtarëve që sipas specialistëve të ndryshëm pse jo meriton një vend në kombëtaren kuqezi. Dje, në faqen e tij zyrtare në “facebook”, në orët e mesditës, Bernard Berisha ka postuar një foto të momentit të titullit kampion, ndërkohë që fjalia e shkruar nga vetë lojtari ka qenë: “Kombëtarja ka lojtarë fantastikë, nëse unë ju duhem jam i gatshëm në çdo moment për vendin tim”. Fjalë kuptimplota të Berishës, absolutisht një nga lojtarët më në formë që me të drejtë kërkon edhe një fanellë kuqezi, pa thënë se në Elbasan javën e ardhshme do të ketë edhe menaxherë për të parë lojtarin në fjalë. A do të jetë Berisha një zgjedhje e De Biazit javën e ardhshme? Kjo pritet për t’u parë.

BERISHA

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image