Berisha fluturon, Strakosha dhe mbrojtja e Lacios errësirë totale

Dështim kolosal ai i Lacios, që në 20 minuta në Salcburg pësoi 4 gola dhe hodhi poshtë kualifikimin, që dukej i sigurt në pushimin e ndeshjes dhe u bë edhe më i sigurt kur Imobile shënoi në fillim të pjesës së dytë.

Më pas, furtunë austriake, me 4 gola, dy prej tyre me devijim, ndaj Strakosha nuk kishte ç’të bënte. Megjithatë, në njërin nga golat portieri kuqezi pati faj, pasi një gjuajtje nga distanca duhej ndalur më mirë.

Një paraqitje e dobët, si rrallë këtë sezon, por në një nivel me mbrojtjen e Lacios, sepse të gjithë u vlerësuan me notë negative, 5 e poshtë, në mediat italiane.

Ndërkaq, natyrisht nota shumë të larta për lojtarët e Salcburgut, që janë vlerësuar për përmbysjen epike, por edhe për dominimin në tërësi të takimit. Valon Berisha ishte gjithnjë në qendër të manovrave sulmuese dhe vrapoi pa fund, ndaj nota 6.5 ishte e merituar për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *