“Berisha e Rashica janë e shkuara, Ndoj është e ardhmja”

0

Duke folur për “konica.al”, De Biazi ka prekur edhe çështjet Besart Berisha e Rashica, dy futbollistë që kanë qenë pjesë e Shqipërisë dhe tani janë te Kosova. Gjithashtu, fjalë interesante për mesfushorin Emanuele Ndoj, i cili po rritet në Itali…

Besart Berisha po shkëlqen në Australi, por te Shqipëria ka vite që nuk luan, duke zgjedhur tashmë Kosovën: “Eh, lëre të rrijë në Australi! Lëre të grumbullohet për Kosovën. Për të ardhur në Shqipëri ishte shumë e gjatë rruga nga Australia! Mësa duket për të shkuar në Kosovë rruga është më e shkurtër, megjithëse është paksa më në veri se ne!  Megjithatë s’ka rëndësi. Në fund të fundit ne shkuam në Evropian pa Besart Berishën!”.

Rashica? “Nuk ka qenë kurrë me ne. Ishte me ne, sepse ishte një lojtar që mund të përzgjidhej nëse më mbushte mendjen mua, nëse ishte më i mirë se lojtarët që na çuan deri në Francë. Unë këtë superioritet të tijin nuk e pashë, aq është e vërtetë saqë është në stol dhe tek ekipi në kampionatin e tij”.

E ardhmja: “Nuk e di, ashtu siç e thashë edhe më parë, ne do të shohim çfarë do të ndodhë me lojtarët, se si do të paraqiten gjatë kësaj periudhe. Ne jemi duke ndjekur me vëmendje dy lojtarë të rinj, që mund t’i shërbejnë edhe kombëtares U-21 të drejtuar nga Alban Bushi, për shembull, Ndoji që luan te Breshia, një lojtar që sipas meje mund të bëjë gjëra të mira dhe ne po e ndjekim me mjaft kujdes. Është një mesfushor me mjaft interes. Kemi edhe lojtarë të tjerë që ndjekim, por për momentin nuk po them emra”.

Sadiku te Lugano: “Sadiku është transferuar tashmë te Lugano. Si po shkon ai me skuadrën e re? Unë e pashë ndeshjen e tij të parë pas ndërprerjes dimërore. Sadiku bëri një ndeshje të mirë. Kur ndeshesh me një skuadër të fortë si Bazeli, që po fiton kampionatin prej 6-7 vitesh, diferencat janë të mëdha në fushë. Sadiku pati 2-3 raste të mira që i krijoi po vetë. E pashë relativisht mirë në fushë. Unë shpresoj që për ndeshjen me Italinë të jetë në 100% të formës së tij. Tramexani te Lugano? Unë besoj se do ketë sukses, sepse është i zoti, i përgatitur dhe mjaft i motivuar. Unë besoj se erdhi momenti në jetën e tij për të menduar edhe për karrierën e tij. Jam i bindur që do të bëjë gjëra të mira”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image