Berisha e nis aty ku e la, sërish gol

Besart Berisha e ka nisur vitin e ri me gol, ashtu si mbylli të vjetrin, sepse sot shënoi në minutën e 49-të golin e avantazhit në ndeshjen kundër CC Mariners. Gjithsesi, Melburn Viktori nuk arriti ta ruante avantazhin dhe sfida përfundoi 1-1.

Një gol i bukur me të majtën, i gjashti në kampionat për Berishën, që konfirmohet një ndër yjet e kampionatit. Melburn Viktori mbetet i katërti dhe tashmë synim i vetëm mbetet vendi i tretë, për të shkuar në play-off në pozicion komod në turin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *