Berisha e Gjimshiti të blinduar, situata me kontratat tek Atalanta

0

Atalanta vazhdon garën për një vend në Kupat e Europës dhe ndodhet një hap larg kalimit në finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Fiorentinës në transfertë ka përfunduar në barazim 3-3, rezultat shumë i mirë për ekipin e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit.

Ëndrra e madhe është kualifikimi në Champions Ligë dhe diferenca me Milanin e vendit të katërt është gjashtë pikë. Gara është e fortë, por djemtë e Gasperinit do të japin gjithçka për objektivin e madh.

Drejtuesit e klubit kanë arritur të bëjnë një punë pozitive, pasi kontratat e kontingjentit aktual janë afatgjata. Mario Pashaliç është e vetmja çështje për t’u zgjidhur në fund të sezonit. Kartonin e mesfushorit e zotëron Çelsi dhe Atalanta do të vendosë në fund, nëse do të investojë për shërbimet e 24-vjeçarit.

Sa i përket lojtarëve të kombëtares tonë, Berisha dhe Gjimshiti duhet të qëndrojnë të qetë. Portierit i përfundon kontrata në verën e vitit 2021, ndërsa mbrojtësit një vit më pas. Për t’u zgjidhur mbeten rinovimet e tetë lojtarëve, të cilëve u përfundon kontrata në vitin 2020, ku bien në sy emra të rëndësishëm si: Zapata, Iliçiç, Toloi, Gosens dhe Hatebër, të gjithë titullarë të ekipit.

LISTA E LOJTARËVE SIPAS VITIT QË I PËRFUNDOJNË KONTRATAT

2019- Pashaliç

2020-Rosi, Palomino, Toloi, Kastanje, Gosens, Hatebër, Iliçiç, Zapata

2021-Berisha, Masielo, De Run

2022-Reca, Gjimshiti, Frojler, Pesina, Gomez

2023-Golini, Mançini, Ibanez, Varnier, Barrou

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.