Berisha beson te Shqipëria: Kemi ekip për Europian

0

 

Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha është paraqitur së bashku me trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi në konferencën prag ndeshjes. “Gardiani” ka komentuar rezultate e fundit, por dhe klimën para ndeshje me Ukrainën.

Sa përgjegjësi është të jesh kapiteni i skuadrës në këto momente, kur rezultatet nuk janë pozitive?

Është përgjegjësi si për mua, ndoshta më shumë, por dhe për të gjithë të tjerët që vijnë në Kombëtare. Kombëtarja për ne është diçka e shenjtë, që mundohemi të punojmë dhe ta bëjmë detyrën tonë sa më mirë të jetë e mundur. Edhe lojtarët e rinj që vijnë duhet ta ndjejnë të njëjtën gjë dhe pastaj mendoj se do i kemi më mirë punët.

Mund të thuhet se  jeni disi në “borxh” ndaj tifozëve pas asaj që ndodhi?

Ne duhet të fokusohemi  më shumë në ndeshjet e ardhshme. Me Kosovën është bërë ajo që është bërë. Me siguri nesër do jetë një test i rëndësishëm, për ne për të treguar se me të vërtetë kemi kualitete. Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur probleme si me lojë dhe me rezultat. Mendoj se kemi bërë dhe shumë ndeshje të mira. Ndaj Kosovës kemi pasur shumë lojtarë të ri. Po ashtu aplikuam një skemë të re dhe të gjitha gjërat bënë që të mos i kundërviheshim një skuadre si Kosova, që ishte me mjaft dëshirë për të fituar lojën. Duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Mendoj se kemi ekip shumë të mirë që mund të jetë një ekip që mund të na dërgojë në Europian.

Ka ndryshuar klima në skuadër pas kësaj humbje?

Pas lojës që të gjithë lojtarët ishin të zhgënjyer pas asaj paraqitjeje. I pamë sekuencat ku duhet të bënim më shumë. Mundësinë në  Kombëtare duhet ta shfrytëzosh dhe të japësh maksimumin gjithnjë. Të gjithë lojtarët ishin dakord që nuk kishin bërë një paraqitje të mirë. Në ndeshjet e ardhshme do të paraqitemi shumë më mirë. Jam i bindur se do të bëjmë një paraqitje të mirë.

A ka presion te lojtarët që nëse nuk do paraqiten mirë, një pjesë prej tyre mund të mos grumbullohen më?

Ne jemi lojtarë profesionistë. Nëse nuk luan mirë, normalisht nuk grumbullohesh. Kemi shumë lojtarë, si të ri, por dhe që nuk janë në këtë grumbullim  këtë radhë janë pjesë e kombëtares. Lojtarët që janë tani duhet të mendojnë për të dhënë më të mirën e tyre dhe më pas nëse bëjnë paraqitje të mira do të shërbejnë shumë për ekipin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.