Berisha ankohej se nuk kishte kush t’i bënte goditje, portieri i Napolit gjen trajnerin personal në kohë karantine

Me të drejt Etrit Berisha deklaroi në një intërvistë të disa ditëve më parë për “Sport Ekspres” se për portierët stërvitja e karantinës është e vështirë. Nëse për lojtarët nevojitet stërvitja e muskujve, për mbrojtësit e katërkëndëshit prioritet kanë stërvitja e reflekseve. E në këto kushte Berisha ndjente mungesën e një bashkëpunëtori që mund të godiste drejt tij dhe ta ndihmonte në ushtrimet taktike me topin.

Një zgjidhje ideale na vjen nga portieri i Napolit, Alex Meret. Së bashku me të dashurën e tij, italiani ka shfrytëzuar oborrin e shtëpisë për tu ushtruar sadopak në reflekset me topin. Një kombinim perfekt nga i cili duket se Meret nuk e ndjen aspak nevojën e trajnerit të portierëve për tu trajnuar në kushte karantine. E në këtë mënyrë lind nevoja që çdo lojtarë duhet të kërkojë pak ndihmën familjare për të ruajtur gjendjen fizike në këto ditë izolimi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *