“Bëri një gjest të madh”/ Salah u pagoi fansave karburantin në një pikë furnizimi, Lovren: Mua do më paguash një kafe?

Momo Salah e njohim të gjithë si një njeri mjaft të ndjeshëm jashtë fushës së futbollit. Sulmesi egjiptian jo pak herë ka bërë donacione të ndryshme në ndihmë të njerëzve në nevojë. Jo vetëm atyre pro Salah ka treguar së fundmi se është mjaft i dashur edhe me tifozët që e mbështesin pambarimisht.

Një ndodhi e pak ditëve më parë lidhet me një gjest fantastik që sulmuesi ka bërë. Në një pikë karburanti ku kishte shkuar për furnizim, Salah u pagoi faturat të gjithë tifozëve të tij që e njohën aty. Nuk dihet sa ka qenë numri ekzakt i tyre por veprimi i Salah i ka pëlyer edhe shokut të tij të skuadrës, Lovren.

Madje sipas mediave britanike, ky i fundit ka qenë nxitësi i një veprimi të tillë që si fuket ka nisur si një shaka. I surprizuar me gatishëmrinë e Salah, Lovren ka kërkuar që edhe ai të jetë pjesë e “donacioneve të tij.

“Kam dëgjuar që Momo Salah pagoi gaz për të gjithë në stacionin e karburantit disa ditë më parë … Gjest i shkëlqyeshëm. Por a mund të më paguani kafe të paktën një herë?” Zakonisht ju jeni një djalë i shkëlqyer, kështu që unë jam i befasuar” – ka shkruar në rrjete sociale Lovren./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *