Bëri gol Franca! Tensioni i yllit të Romës në stadium, Shqipëria iu doli nga parashikimi

Pavarësisht se arritën të fitonin me rezultatin 1-0 dhe me një gol aspak të merituar, por të dhuruar nga jonë, Turqia arrin në Europianin sipas të gjitha gjasave në këtë mënyrë. Por Shqipëria kishte ndryshuar shumë nga ekipi i Panuçit me të cilët luajtëm në Shkodër.

Trajneri Gunesh ishte i nervozuar dhe e kishte kuptuar ndryshimin e Kombëtares kuqezi, që nuk u thye për asnjë moment, derisa erdhi ajo gafë e Strakoshës. Por për t’u përmendur janë edhe ato minutat e ankthit të yllit të Romës, Cengiz Under.

Ky i fundit ishte si spektator në këtë takim, pasi ishte i dëmtuar. Menjëherë pasi Franca arriti të shënonte në ndeshjen me Islandën, Under e ka parë në telefon rezultatin dhe ka shprehur gjithë dëshpërimin, pasi ndeshja me Shqipërinë ishte ende në shifrat 0-0. Në një tension të madh shihej sa herë që kamera e fokusonte, pasi të gjithë lojtarët e dëshironin aq shumë pjesëmarrjen në Europian. /Sport Ekspres/