Bëri debat me arbitrin, vendimi i komisionit lë Totenhemin pa trajner

Mauricio Poçetino është gjobitur me 10 mijë paund dhe dy ndeshje përjashtim nga pankina e londinezëve. Trajneri është dënuar nga Komisioni i Pavarur i Disiplinës pas sjelljes së gabuar që ai pati bërë ndaj arbitrit Majk Din në ndeshjen e 23 shkurtit ndaj Bërnlej.

Argjentinasi pati lëshuar disa fjalë fyese ndaj gjyqtarit në fushë dhe më pas në zonën e tunelit pas fundit të ndeshjes, ku kundërshtonte disa vendime të marra nga anglezi gjatë ndeshjes që Totenhem e humbi 2-1. Trajneri e pati pranuar fajin e tij duke thënë se “e kaloi cakun”.

Ai do të humbë dy transferta të vështira, ndaj Sauthempton (9 mars) dhe atë me Liverpul (31 mars), ku skuadrës i duhen patjetër dy fitore për të mbajtur hapin e Mançester Sitit dhe të kuqve. Ky është dënimi i parë i trajnerit te londinezëve pas 6 vitesh nën drejtimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *