Berdiev, trajneri besimtar që fiton me … tespihë

0

Kurban Berdiev është emri më i përmendur aktualisht në futbollin rus. Trajneri i skuadrës Rostov po bën mrekullinë me skuadrën e tij. Me të marrë këtë skuadër, ai ka arritur të shënojë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Por ai nuk ia lë meritat vetvetes, aq sa tespihëve që i mban në duar. Në të gjitha ndeshjet ai shihet me tespihë në duar duke u lutur për skuadrën e tij. “Besoj shumë në Allah, ai më ka sjellë këtu dhe po më ndihmon. Falenderoj lojtarët e mij për angazhimin. Ne duhet të besojmë në zot dhe në vetvete” ka thënë ai, shkruan “Indeksonline”. Ky emër mund të jetë i paharruar edhe për tifozët e Barcelonës. Pikërisht Berdiev e kishte mposhtur Barcelonën e Pep Guardiolës në “Camp Nou”, kur ai ishte trajner i Rubin Kazanit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image