Bëra gol me finte te Shqipëria, më lini jashtë? Zbulohet përplasja e Manajt te Albacete

Rei Manaj u la jashtë listës së Albacetes në ndeshjen e fundit për shkakun e disiplinës. Sulmuesi shqiptar ishte i veçuar nga grupi i skuadrës dhe vendimi erdhi nga drejtuesit e klubit, që u mbështet edhe nga trajneri Ramis.

Por çfarë ndodhi saktësisht? Sipas asaj që zbulon “Marca”, Manaj kishte kërkuar një vend të sigurt në formacion. Madje duke përmendur edhe golin spektakolar të realizuar me finte në ndeshjen e Shqipërisë kundër Moldavisë. Trajneri i Albasetes e kishte marrë këtë si një mungesë respekti ndaj shokëve të tjerë të skuadrës, duke e lënë kështu jashtë listës.

Megjithatë kjo i përket së shkuarës dhe sulmuesi shqiptar duhet të mendohet më gjatë për të mos përsëritur të njëjtat gabime. Manaj i është kthyer stërvitjes me skuadrën dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. /Sport Ekspres/