Beqiraj: Barazimi kënaq të dyja palët, vetëm Kosovën s’doja në grup

Fatos Beqiraj mbajti shiritin e kapitenit për kombëtaren malazeze në takimin e sotëm kundër Kosovës. Në përfundim të takimit që u mbyll me shifra të barabarta 1 – 1, futbollisti nga Peja dha një intervistë të shkurtër për “Supersport”.

“Normalisht që ishte ndjenjë e çuditshme. Kur u hodh short para 1 viti, e vetmja dëshirë ishte të mos ndeshesha me Kosovën. Gjithsesi e kam parë këtë ndeshje vetëm në anën sportive, pasi kam 10 vite që luaj për Malin e Zi. Mungesa e publikut e bëri ndeshje e çuditshme. Gjithsesi mendoj se ky rezultat ishte i drejtë për të dyja ekipet”.

PROBLEMATIKA ME TRAJNERIN  – “Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Duke parë këtë problem që na doli, mendoj se barazimi duhet t’i kënaqë njerëzit e Federatës këtu në Mal të Zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *