Benzema: Zidan nuk ka fituar vetëm prej fatit

Real Madridi ka ndryshuar plotësisht me Zinedin Zidanin dhe për këtë askush nuk ka dyshime. Sulmuesi Karim Benzema, në një intervistë të fundit, e ka përforcuar këtë fakt.

“Zizuja ka pasur një ndikim të madh në fitimin e trofeve. Për mua, personalisht, nuk ka pasur aq shumë ndikim, sepse njihemi prej kohësh dhe më ka këshilluar gjithmonë. Me të kam fituar vetëbesim. Ai është i durueshëm, i qetë dhe di të japë këshilla të mira. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes me fjalët e tij. Ai flet shumë me lojtarët. Ne jemi të vëmendshëm ndaj tij. Ai padiskutim që është një shembull i suksesit për të gjithë, si lojtar ose si trajner. Mund të jesh me fat një herë, por jo gjithmonë. Trofetë me të nuk i kemi fituar me fat në kohën e fundit”, – ka deklaruar francezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *