Benzema harron golat, Zidan nuk shqetësohet: Vetëm ata i mungojnë

Ndoshta për diplomaci, apo ndoshta se janë të dy francezë, Zinedin Zidan ka dalë hapur në mbështetje të sulmuesit Karim Benzema, pavarësisht se sulmuesi është në krizë të thellë këtë sezon. Me vetëm 5 gola gjatë gjithë kampionatit, Benzema nuk shënoi dot as në Malaga, or Zidan është i bindur se Benzema, autor i 9 golave këtë sezon, do të vijojë të punojë shumë dhe të japë gjithçka.

“Benzema nuk do të dorëzohet kurrë. Natyrisht, ai do donte të shënonte më shumë dhe i ka pasur mundësinë. Gjithsesi, vetëm golat i kanë munguar, sepse ka bërë shumë mirë deri tani. Ka qenë një vit i vështirë për të në aspektin e shënimit të golave”, deklaron Zidan, i cili përkëdhel Ikson, perfekt në Malaga, ku Zidan regjistroi fitoren numër 100 si trajner i Realit.

“Jam i kënaqur për paraqitjen dhe golin e tij, Malaga është shtëpia e tij dhe ai luajti një ndeshje të madhe, duke merituar duartrokitjet e ish-publikut të tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *