Bentakur ndryshon planet e Juves, një klauzolë mban larg Pogban

Rodrigo Bentakur e ka fituar gradualisht besimin e Masimiljano Alegrit, i cili e ka pasur gati në çdo ndeshje në konsideratë, duke  i dhënë minuta. Dëmtimi i Kedirës dhe Emre Xhan kanë bërë që drejtuesit të mendojnë që të futen në merkato, por paraqitjet e mira të uruguaianit kanë bërë që bordi drejtues ta rimendojë edhe një herë një lëvizje të mundshme.

Dëshira e madhe e “Zonjës së vjetër” është Pol Pogba, i cili e ka gati të pamundur që të qëndrojë edhe pas janarit te Mançester Junajtid. Francezi është po ashtu ka dëshirë që të rikthehet në Torino, por paraqitjet e mira të Bentakur, mund të bëjnë që ky i fundit të marrë çelësat e mesfushës, duke e kaluar në planin B afrimin e Pogbas.

Ka një prapaskenë për këtë lëvizje të Juves, e cila do të evitojë klauzolën që Bentakur ka. Nëse do të afrohej Pogba, atëherë Bentakur do të kalonte në treg. Në rast shitjeje, Boka do të merrte 50% të shifrës, çka nuk i pëlqen Juves, e cila mund të lirohet nga kjo klauzolë vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *