Benfika përforcon mesfushën, braziliani rikthehet në Europë

0

Benfika godet në merkato duke përforcuar mesfushën. Portugezët kanë arritur akordin me brazilianin Ramirez, i cili do të kalojë në Portugali në formën e huazimit. 31-vjeçari shihej si një përforcim i Interit, por tratativat nuk u konkretizuan kurrë.

Braziliani rikthehet në Europë mbas eksperiencës në futbollin kinez me ekipin e Jiangsu Suning. Ai do të kryejë vizitat mjekësore ditën e hënë, siç dhe pohon “Record”.

Ramirez u aktivizua në sezonin 2009-2010 me Benfikën ku arriti të shënojë 4 gola në 26 ndeshje. Forma e mirë e paraqitur me klubin portugez bëri që Çelsi ta blinte në përfundimin e atij sezoni, ndërsa tashmë mesfushori është gati për të nisur eksperiencën e dytë në karrierë me “Shqiponjat” e Lisbonës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.