Benfika “përbindëshe”, sërish kampione e Portugalisë

0

Hegjemoni e Benfikës: sot “Shqiponjat” u shpallën kampione për të katërtin vit rresht, ndërsa është i 36-ti titull, një rekord në Portugali.

Sot Benfika shpartalloi 5-0 Guimaraeshin dhe ka vulosur gjithçka një javë para mbylljes, duke mposhtur sërish rivalin e përjetshëm Porto, por edhe Sportingun e Lisbonës.

Një leksion i ashpër për rivalët, sepse Benfika nuk është klubi më i pasur në Portugali, por tashmë është bërë më i zgjuari.

Edhe pse para dy vitesh u largua trajneri i famshëm Zhorzh Zhezus, Benfika i besoi Rui Vitorias, i cili deri në vitin 2015 drejtonte Guimaraeshin.

47-vjeçari ka bërë gjithçka në mënyrë perfekte, sepse ka përballuar me qetësi shitjet e yjeve si çdo verë, ndërsa e ka ndërtuar skuadrën mbi emra si qendërmbrojtësi Luizao, mesfushorët Pici e Salvio dhe sulmuesit Honas e Mitroglu.

Fenomeni i ri, që me siguri do të shitet për shuma të frikshme në verë, quhet Viktor Lindelof: 22 vjeç, qendërmbrojtës suedez, titullar fiks këtë sezon dhe i kërkuar nga klubet më të pasur të Europës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image