Benfika nuk heq dorë nga ylli i saj, refuzon 70 milionë euro nga Premier Liga

0

Cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit portugez dhe Benfika është me fat që ka një lojtar të tillë në dispozicion. Flasim për Zhoao Feliks, 19-vjeçarin që aktivizohet në sulm dhe bën mirë dhe rolin e sulmuesit të dytë.

Ofertat për të janë të shumta, por Benfika nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Liverpuli është ndër klubet më të interesuara për të, ndërsa Klop ka ofruar 70 milionë euro për kartonin e Feliks.

Zhoao Feliks

Lajmi zbulohet nga portugezja “Correio De Manha”, ndërsa “Shqiponja e Lisbonës” kanë refuzuar milionat e shumtë. Feliks ka shënuar 5 gola në këtë sezon me Benfikën, ndërsa numëron dhe 4 gola të shënuar me Portugalinë U21.

Klop e pëlqen shumë lojtarin luzitan, ndërsa tashmë nevojitet një tjetër ofertë për të bindur klubin portugez të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit të talentuar.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.