Benfika ka në dorë një fenomen, Mendesh ia ofron Juventusit

Futbolli portugez prodhon talente të mëdhenj çdo sezon dhe emri i ri që po çmend klubet më të mëdhenj në planet është Zhoao Feliks. Bëhet fjalë për një sulmues 19-vjeçar, i cili këtë sezon ka debutuar në Superligën portugeze dhe menjëherë ka shpërthyer, duke shënuar 10 gola deri tani e duke pasur një nivel loje që po rritet nga java në javë, me një teknikë e zgjuarsi jashtë normales.

Agjent i Zhoao Feliks është “përbindëshi” Zhorzh Mendesh, një gjeni për zbulimin e talenteve dhe për shitjen e tyre me shifra të çmendura, duke arkëtuar edhe vetë miliona euro.

Prokuratori i famshëm portugez mbulon edhe Kristiano Ronaldon dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Juventusin, ku ka sistemuar edhe mbrojtësin Kanselo, ndaj udhëton shpesh për në Torino.

Image result for joao Felix Benfica

Të premten në mbrëmje Mendesh ishte në Juventus Stadium për sfidën kundër Udinese-s dhe ka përfituar për t’u takuar me drejtorin sportiv bardhezi Fabio Paratiçi. Udhëtimi i Mendesh me siguri nuk ka pasur lidhje me Ronaldo e Kanselo, sepse asnjëri nuk luajti dhe dihet që Mendesh nuk do shkonte kot në Torino.

Në Itali raportojnë se takimi me Paratiçin ka qenë për Zhoao Feliks, i cili i intereson shumë Juves dhe jo rastësisht javën e shkuar në Torino shkoi edhe presidenti i Benfikës. Verën e ardhshme do të nisë ankandi, por Juve po mundohet të mbyllë gjithçka pa zhurmë, ndoshta duke shpresuar që Mendesh të ndërhyjë për të ulur disi klauzolën për prishjen e kontratës, që është 120 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *